Universiteti “Kadri Zeka” urë lidhëse mes bizneseve vendorte dhe tregut ndërkombëtar

Universiteti “Kadri Zeka” urë lidhëse mes bizneseve vendorte dhe tregut ndërkombëtar

Si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që  Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Universitetin e Mariborit në Slloveni dhe me Shoqatën e verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, tani disa prodhues të verërave në Kosovë do të marrin pjesë  në garat e 10-ta ndërkombëtare që do të mbahen  më 16 shtator 2017, në Maribor të Sllovenisë. Këto marrëveshje janë mundësi e mirë që edhe verëtarët e Kosovës të mund të marrin pjesë në  garën ndërkombëtare të verarisë, ngjarje kjo mjaft e rëndësishme, e sidomos duke i dhënë mundësinë verëtarëve të Kosovës të plasojnë verërat e tyre në tregun e Unionit Evropian, e posaçërisht kur Kroacia po pengon pasimin e verës Kosovare në këtë vend.

Garat e 10-ta ndërkombëtare të verërave do të organizohen nga Universiteti i Mariborit dhe Universiteti “Kadri Zeka”, në të cilën do të marrin pjesë gjithashtu mbi 10 vende të Unionit Evropian, të cilat do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në këtë garë. Poashtu këto bashkëpunime do të shtrihen edhe në fusha të tjera si: organizimi i tryezave debatuese, organizimi i konferencave, si dhe bashkëpunime të tjera të cilat mund të ndërlidhen me tema që janë me interes  të përbashkët për të dyja palët. niversiteti “Kadri Zeka” çdo ditë e më shumë po krijon mundësi të reja për studentët, profesorët, por gjithashtu edhe për bizneset kosovare që tregun e punës ta zgjerojnë në nivel.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …