Konjufca: Seanca e sotme si seanca e suprimimit të autonomisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk
Konjufca u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos e votojnë
themelimin e Gjykatës Speciale, për të cilën tha se krijon përshtypjen sikur
shqiptarët kanë qenë agresori. Ai ka krahasuar seancën e sotme me situatën e
para 26 viteve kur Kuvendi nën masat e dhunshme, po bënte ndryshime kushtetuese
për ta aneksuar Kosovën në Serbi. Konjufca ka përkujtuar se si në vitin 1989
ashtu edhe sot, Isa Mustafa është pjesë e pushtetit. Shefi i Grupit Parlamentar
të Vetëvendosjes poashtu ka përkujtuar se në Kosovë kanë ndodhur 274 masakra
kurse janë gjetur 550 varreza masive, duke shtuar se Gjykata në fjalë nuk e
trajton asnjë krim të Serbisë në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …