Haradinaj: Çështja e demarkacionit do të marrë së shpejti një drejtim dhe kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE

Haradinaj: Çështja e demarkacionit do të marrë së shpejti një drejtim dhe kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rrugën e integrimeve euro-atlantike për vendin.  Duke e vlerësuar angazhimin e Kroacisë për rrugën europiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën, kryeministri Haradinaj tha se qeveria është e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha obligimeve të saj për të arritur synimin e anëtarësimit. Ai tha se puna në thellimin e reformave të agjendës europiane dhe të marrëdhënies kontraktuale me BE-në, me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, po përshpejtohet dhe Kosova do të zbatojë të gjitha kriteret e përcaktuara me qëllim të përafrimit me BE-në. Anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë, OKB, NATO dhe BE, është e një rëndësie të veçantë, tha kryeministri Haradinaj. Kryeministri Haradinaj theksoi se çështja e hapur e demarkacionit do të marrë së shpejti një drejtim dhe kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE. Ai tha se Kosova është e angazhuar për ruajtjen dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe në këtë rrafsh i vlerësoi lart marrëdhëniet me Malin e Zi. Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe theksoi se Kroacia do të vazhdojë ta mbështes aspiratën e Kosovës dhe njëkohësisht edhe të rajonit të Ballkanit për integrime euro-atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …