Gjendje e rëndë e të paraburgosurve në burgun e Manastirit

Avokati,
Naser Raufi ka vizituar sërish të arrestuarit e grupit të Kumanovës që po
mbahen në burgun e Prilepit dhe Manastirit. Me këtë rast, avokati i të
arrestuarve nga Kosova ka vlerësuar se ka përmirësime të kushteve për të
paraburgosurit që po mbahen në burgun e Prilepit, mirëpo nuk ka kurrfarë përmirësimi
të kushteve në burgun e Manastirit. Alarmimi i gjendjes së tyre në mediet
shqiptare në Maqedoni por edhe më gjerë, ka detyruar autoritetet e burgut në
Prilep që të ndërmarrin disa masa drejt përmirësimit të kushteve për të
burgosurit nga Kosova. Por në burgun e Manastirit, sipas avokatit Raufi,
gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë. Të paraburgosurit nga Kosova mbahen në qeli
për të vetmuar dhe flenë në krevatë të drurit. Buzët ende i kanë të përgjakura,
që tregon se mungon krejtësisht përkujdesi mjekësor. Personat e paraburgosur që
po mbahen në burgun e Prilepit janë Demë Shehu, Muhamet Krasniqi – “Malisheva”,
Valdet Zekaj dhe Nexhmedin Lika, kurse, në burgun e Manastirit janë  Sami
Ukshini-komandant “Sokoli”, Ardian Bujari dhe Shefqet Hallaqi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …