Kryeministri
i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të takohen të
hënën në Bruksel në një radhë të re të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve
Kosovë-Serbi. Burime të gazetës beogradase ‘Tanjug’ paralajmërojnë se në
takimin e radhës pritet përparim rreth zbatimit të marrëveshjes së Brukselit. Çështjet
që kanë mbetur ende pezull janë telekomunikacioni, energjia dhe i ashtuquajturi
Park i Paqes në cepin verior të urës në lumin Ibër. Disa ditë pas takimit të
fundit në Bruksel, kryeministri serb, Vuçiq është shprehur agresiv në
deklarimet e tij, duke thënë se nuk mundet askush në botë ta detyrojë të nënshkruajë
marrëveshje për dhënien e liqenit të Ujmanit dhe hidrocentralit të Vallaqit
Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin
Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …