leoni

Për më shumë se një vit ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës vazhdojnë ta shpërfillin kryeministrin Haradinaj

Qeveria e Kosovës përfshin 22 projektligje të legjislaturës së kaluar

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin 2017-2021. Në mbledhjen e se hënës  Qeveria ka miratuar edhe shqyrtimin e programit legjislativ për vitin 2017-të, duke i përfshirë edhe projektligjet e kthyera nga legjislatura e kaluar e Kuvendit. Gjatë kësaj mbledhje, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e Auron Zekës, i cili ditë më parë është gjetur i vrarë në Prishtinë. Haradinaj njoftoi se në programin legjislativ të vitit 2017 janë të përfshirë edhe 22 projektligje të cilat i janë kthyer Qeverisë pas shpërbërjes së Kuvendit. Ai tha se programi legjislativ për vitin 2017 është shfuqizuar, megjithatë, tha se i njëjti mund të ndryshohet dhe plotësohet varësisht prej prioriteteve.

 

“Në këtë program legjislativ janë përfshira edhe projektligjet që ishin në procedurën e shqyrtimit në Kuvend dhe ju janë kthyer Qeverisë me arsyetimin e shpërbërjes së Kuvendit . Kuvendi i ka kthyer 22 projektligje. Pra shfuqizohet programi legjislativ për vitin 2017-të i miratuar në mbledhjen e 125 të republikës së Kosovës… I cili mund të diskutohet edhe në të ardhmen të plotësohet ,ndryshoj, varësisht prej prioriteteve , apo kërkesave që mund të pasojnë nga secili resor veç e  veç”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …