Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo duhet të shkarkohet. “Shkarkimi i nuk është dënim ose paragjykim për të, shkarkimi i tij do t’i hapte rrugë drejtësisë që t’i merrte seriozisht ankesat dhe deklaratat. Mjafton fakti, edhe sikur askë të mos e kesh maltretuar, sikur të mos kesh rrahur askë, do të mjaftonte vetëm që të ishte pjesë e uniformave të Millosheviqit në Kosovë. Nuk po them ta dërgojmë në burg pa fakte, po them t’i hapim rrugë drejtësisë” Ai ka folur edhe për deklaratën e ministrit Rikallo se ka punuar së bashku me Shpend Ahmetin dhe kanë themeluar së bashku SOROS-in derisa bashkë me Albin Kurtin kanë themeluar KAN-in. “Ka rrejt, do të deklarohen për një gjë të tillë, edhe vetë Kurti do të deklarohet”.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …