Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani priti në takim përfaqësuesin e Bankës Botërore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani priti në takim përfaqësuesin e Bankës Botërore

 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani u takua sot me delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga z. Marco Mantovanelli – përfaqësues rezident i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni. Qëllimi i këtij takimi njoftues ishte diskutimi dhe konfirmimi i prioriteteve në agjendën e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve si dhe projektet e Bankës Botërore që ofrojnë mbështetje efektive për institucionet kosovare. Në veçanti u diskutua për projektin “Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksporte”, që ka si synim kryesor ngritjen e kapaciteteve në infrastrukturën e cilësisë; reformën gjithëpërfshirëse të inspeksioneve në Kosovë si dhe rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksporteve të ndërmarrjeve vendore.

 Ministri Hasani informoi delegacionin e Bankës Botërore me përpjekjet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për intensifikimin e aktiviteteve në  përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit dhe eliminimin e barrierave administrative për investitorët e huaj dhe bizneset në përgjithësi. Ministri Hasani shprehu gatishmërinë e tij për implementimin efikas të këtyre projekteve por gjithashtu kërkoi mbështetje edhe në identifikimin dhe dizajnimin e projekteve të reja që do të mund të realizohen me Bankën Botërore dhe që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e importeve dhe rritjen e konkurrushmerisë dhe eksporteve si dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Udhëheqësi i BB-së për Kosovë, z. Mantovanelli e përgëzoi ministrin Hasani për pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës në realizimin e projekteve strategjike të institucioneve vendore.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …