Shala: Personat me Aftësi të Kufizuara të trajtohen me dinjitet dhe të mos margjinalizohen

Në Prishtinë u mbajt takimi në të cilin u bisedua për pozitën e personave me nevoja të veçanta dhe angazhimin e Qeverisë për këta persona. Zëvendëskryeministri, Kujtim Shala tha se synimet kryesore që ka Qeveria gjatë këtij mandati do të jetë përmirësimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, si dhe kushteve jetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, me theks të veçantë për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ai theksoi më tutje  se Personat me Aftësi të Kufizuara duhet të trajtohen me dinjitet dhe mos të jenë të margjinalizuar. Ndërkohë, kryetari i Forumit të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, tha se takime të këtilla ndikojnë dhe dëshmojnë që jemi në rrugë të duhur për të respektuar dhe përmbushur të Drejtat për Personat me Aftësi të Kufizuara, në kuadër të standardeve që parashihen edhe me konventa të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …