Dega e PDK-së në Prishtinë, ka hapur fushatën për zgjedhjet komunale të 22 tetorit

Dega e PDK-së në Prishtinë, ka hapur fushatën për zgjedhjet komunale të 22 tetorit

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë, ka hapur fushatën për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, pikërisht në mesnatë, në njërën nga lokalet e kryeqytetit. Në hapje të fushatës ka marrë pjesë dhe kryetari i partisë, Kadri Veseli, i cili tha se kanë zgjedhur këtë mënyrë për të nisur simbolikisht fushatën, për të dëshmuar se PDK-ja është partia e të rinjve. “E të rinjtë janë forca e ndryshimit të vendit”, ka thënë ai. Kryetari i PDK-së, Vesli,  shoqërohej nga kandidati e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, të rinjtë e PDK-së dhe kandidatët për Kuvend Komunal të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …