Brickos

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou

Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, të cilës i ka kërkuar që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit. Ministri Sefaj shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it. Ai vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore. Ndërsa, shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefaj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …