Ambasadori O’Connell: Vendimi për transformimin e FSK-së të merret në bashkëpunim me NATO-n

Ambasadori O’Connell: Vendimi për transformimin e FSK-së të merret në bashkëpunim me NATO-n

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, ka thënë sot se vendimin për transformimin e FSK-së në FAK, Kosova duhet ta marrë në bashkëpunim me NATO-n. Ai gjatë një takimi me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë se siguria e Kosovës varet nga marrëdhëniet me NATO-n. O’Connell ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, e gjithashtu edhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet ministrive dhe dy Forcave tona. Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe ambasadorit O’Connell u bisedua lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, duke u zotuar për vazhdimin, avancimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Ministri Berisha tha se procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të jetë plotësisht transparent  dhe në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët strategjikë, si SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar etj., si dhe do të punohet ngushtë me të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për t’i bindur ata, se Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë forcë, e cila garanton sigurinë e Kosovës dhe popullit të saj pa dallim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …