GLV “Llapusha” realizon edhe një projekt për fuqizimin e grupeve lokale

GLV “ Llapusha” në Malishevë, ka prezantuar fillimin e projektit “Përvetësimi i aftësive dhe nxitja/animimi i banorëve të territorit të GLV-ve për GLV-të e përzgjedhura”. Në kuadër të projektit do të realizohen një varg objektiva të cilat do të promovojnë punën dhe fuqizimin e grupeve lokale. Projekti ka për qëllim të vazhdoj lidhjen me hartimin e strategjisë të zhvillimit lokal duke u mbështetur në përkrahjen e zhvillimit rural në Komunën e Malishevës përmes organizimit të takimeve me palët me interes, mbajtjes së takimeve, seminareve trajnimeve dhe vizitave studimore dhe në terren, kanë bërë të ditur kryetari i GLV- ‘’Llapusha’’në Malishevë, Milaim Morina dhe Enver Mazreku, nënkryetar. “Projekti do të orientohet në realizimin e objektivave për ngritjen e kapaciteteve lokale identifikimin e nevojave reale, të cilat do të forcojë rolin e GLV –së, në realizimin e strategjisë lokale të zhvillimit. Rritja e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në sferën ekonomiko bujqësore dhe rurale si dhe me bashkëpunimin me autoritetet publike në fushën e bujqësisë dhe ekonomisë do të ndihmojë në realizimin e bazamentit strategjik në kuadër të projektit. Projekti do të jetë pjesë e angazhimeve të cilat do të forcojnë identitetin e partneritetit publiko – privat. Do të bëjmë organizimin e punëtorive të cilat do të trajtojnë temat, të cilat do të forcojnë kapacitetet e burimeve njerëzore. Do të bëhet mbajtja e debateve, organizimi i punëtorive me përfshirje të ekspertëve, nxjerrja e dokumenteve informuese orientuese për komunitetin e biznesit agro-kulturor, shkëmbimi i përvojave me GLV si motra dhe me autoritete në zhvillimin agro-kulturor”, tha kryetari i GLV “Llapusha”, Milaim Morina. Sipas nënkryetarit Enver Mazreku, “përfituesit e këtij projekti do të adresohen në qindra fermerë, dhjetëra anëtarë të GLV-së dhe mijëra qytetarë të cilët kanë nevojë për informacione dhe njohuri për zhvillimin ekonomik bujqësorë rural, po ashtu do të merren përvoja nga Republika e Shqipërisë. Komuna e Malishevës konsiderohet si vatër më potenciale rurale për projektet dhe nismat për zhvillimin rural bujqësorë”. Projekti është përkrahur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural- Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …