Shpend Ahmeti: PDK e LDK e kanë zaptuar stacionin e autobusëve

Shpend Ahmeti deklaron se ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për funksionalizimin e tregjeve të kryeqytetit

Duke shfaqur programin e tij qeverisë për Prishtinën për mandatin e ardhshëm, kryetari i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, premtoi se krijimin e një ndërmarrje publike komunale, si dhe krijimin e një tregu të ri të gjelbër i cili do të ketë 87 ari tokë duke përfshirë 4 mijë metra katror të hapësirave për dyqane. Në konferencën për medie, ai theksoi se në këtë hapësirë nuk do të preken drunjtë e vjetër dhe pjesët e gjelbërimit që ndodhen në atë hapësirë. Kandidati për kryetar të  Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti tha se kanë ndarë buxhet të mjaftueshëm për funksionalizimin e tregjeve të kryeqytetit dhe shtoi se shumë shpejt do të ketë edhe rregullore për tregjet private.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …