Zvicra dhuron 50 kompjuterë të rinj për Shkollën e Mesme Profesionale në Kaçanik

Banka nga Zvicra “Bank Julia” me seli në Cyrih, ka dhuruar një donacion prej 50 kompjuterëve për Shkollën e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik.

Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, falënderoi bankën zvicerane për këtë donacion, ndërsa shtoi se kjo është arritur falë bashkatdhetares Mimoza Troni, e cila është përfaqësuese e kësaj banke, ndërsa çmoi bashkëpunimin e sinqertë që ka pasur kjo drejtori me përfaqësuesit e kësaj banke. Drejtori i arsimit tha se këta kompjuterë do të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së mësimit si dhe do të ndihmoj në praktikimin më të mirë të teknologjisë informative në shkollën profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …