Kryetarja e Mianmarit, fituesja e Nobelit për paqe, nuk i lejoi ekipet e OKB-së ta shohin gjenocidin kundër myslimanëve

Gjatë muajit të  fundit mbi gjysmë milioni pjesëtarë të komunitetit mysliman Rohinga në Mijanmar janë detyruar të arratisen nga vendi në një fushatë  dhune qeveritare, e cila është cilësuar si një spastrim etnik nga OKB.  Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres i tha Këshillit se shpërthimi i fundit i dhunës është shndërruar në krizën e refugjatëve të krijuar me shpejt në botë, ‘një makth humanitar dhe i të drejtave të njeriut’, siç e cilësoi ai. “Kemi marrë informacione drithëruese nga të arratisurit që janë kryesisht gra, fëmijë e të moshuar. Dëshmitë e tyre hedhin dritë mbi dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, përdorimin e armëve, praninë e minave dhe dhunën seksuale. Kjo është e papranueshme e duhet të përfundojë sa më shpejt, tha Guterres. Qeveria budiste në Mijanmar është e trimëruar me sulmin masiv, ndërsa shfarosjen e dëbimin e myslimanëve e konsideron si luftë në kuadër të koalicionint botëror kundër “terrorizmit mysliman”. Autoritetet në Mijanmar dhe kryetarja që ka fituar çmimin nobel për paqe,  nuk kanë lejuar ekipet e OKB-së për të hyrë në vend dhe për të parë nga afër gjenocidin fashist  po ndodh me milionë myslimanët e Mijanmarit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …