Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” e ka bërë me banesë të re, veteranin e UÇK-së, gjermanin, Kargus Karlhenz (Hans)

Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” e ka bërë me banesë të re, veteranin e UÇK-së, gjermanin, Kargus Karlhenz (Hans)

Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” e ka bërë me banesë të re, veteranin e UÇK-së, gjermanin Hans, i cili ka luftuar në radhët e çlirimtarëve prej vitit 1998 dhe prej atëherë e deri tani jeton dhe punon në Ferizaj. Ai është i martuar me një shqiptare me të cilën kanë një djalë 13-vjeçar. Gjermani Kargus Karlhenz i njohur si Hansi aktualisht punon në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ditë më parë ai ishte ankuar se banonte me qira dhe nuk kishte një strehë të sigurt të veten. Sot u befasua kur Shoqata Bamirëse ia dha lajmin se do t’i dhurohet një banesë 66 metra katrorë në Fushë Kosovë. Banesa ka kushtuar 25 mijë euro,  plus mobilimi i saj. (Albinfo.ch)

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …