Zëvendëskryeministri Pacolli mohon marrëveshjen me Listën Serbe: Dikush po gënjen me qëllim të keq

Pacolli: Përfshirja direkte e SHBA-së bashkë me BE-në, në fazën përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi e domosdoshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli ka vlerësuar se përfshirja e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi është e në etapen përfundimtare është e domosdoshme.

“Përfshirja e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme. Duke marrë parasysh rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përfundimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ndërtimin e paqes dhe garantimin e stabilitetit në Evropën Juglindore, respektivisht Ballkanin Perëndimor është pothuajse e paimagjinueshme dhe shumë e vêshtirë të ketë një Marrëveshje përfundimtare/historike Kosovë-Serbi pa përfshirjen direkte të ShBA-ve. Andaj, përfshirja direkte e SHBA-së bashkë me BE-në, në fazën përfundimtare është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një Marrëveshje përfundimtare e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …