Kocijançiq

Kocijançiq ka thënë për mediet në Serbi se në kornizën tonë negociuese nuk përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç ka thënë se në fund të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, Beogradi dhe Prishtina duhet t’i normalizojnë në tërësi marrëdhëniet dypalëshe. Ky normalizim duhet të përshkruhet me një marrëveshje detyruese ndërmjet dy vendeve. Kocijançiq ka thënë për mediet në Serbi se “në kornizën tonë negociuese nuk përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës”. Ajo ka shtuar se BE përkrah përpjekjet e Serbisë e Kosovës në kuadër të dialogut i cili është vendimtar për ruajtjen e paqes e të stabilitetit në rajon dhe në Europë. BE-së mbi të gjitha i intereson ruajtja e paqes në rajon, pavarësisht se kush humb apo kush fiton me dialohon pa fund e pa krye të Kosovës me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …