leoni

Ka filluar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat Kuçicë dhe Klinë të Skenderajt

Në kuadër të prioriteteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve, Komuna e Skenderajt ka filluar ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Kuçicë dhe Klinë të Skenderajt. Me qëllim të inspektimit të punimeve në këtë projekt, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe anëtari i Kuvendit nga kjo zonë Shahin Tahiri, kanë qëndruar në Kuçicë dhe Klinë të Epërme. Nura ka kërkua edhe nga kryetarët e fshatrave që të ndihmojnë dhe lehtësojnë realizimin e këtij projekti, duke bashkëpunuar me banorët. Realizimin e projektit të kanalizimit të ujërave të zeza përveç zgjidhjes së problemit të banorëve në trajtimin e ujërave të zeza, do të pastrojë lumin Klina, duke eliminuar derdhjen e fekaleve në këtë lum. Në fushën e kanalizimeve fekale, Komuna e Skenderajt po vazhdon me intensitet edhe projektet e kanalizimeve për fshatrat Prekaz, Lubavec, Mikushnicë dhe Llaushë. Ndërkohë shumë shpejt pritet të fillojë realizimi i projekteve të kanalizimeve në fshatrat e Bashkësisë Lokale të Likocit, në fshatrat e Bashkësisë Lokale të Çirezit dhe në fshatrat Klladërnicë e Turiqec.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …