Qeveria e Kosovës synon ta marr statusin për anëtarësim në BE deri në vitin 2021

Qeveria e Kosovës në programin  4 vjeçar prioritet ka edhe agjendën europiane, duke synuar që brenda këtij mandati të marr edhe statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas këtij  plani të cilin e ka siguruar lajmi.net, Qeveria shprehet e përkushtuar për të përmbushur kriteret e mbetura për liberalizim të vizave dhe zbatimin e MSA-së. “Ne synojmë marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE deri në vitin 2021. Do të përmbushim kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave dhe do të zbatojmë në tërësi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, thuhet në programin e qeverisë lidhur me agjendën europiane. Po ashtu Qeveria e Kosovës synon edhe anëtarësimin në NATO dhe formimin e ushtrisë në bashkëpunim me NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …