Haradinaj

Haradinaj: Jemi në proces për të gjetur të vërtetën për Demarkacionin dhe kjo do të na ndihmojë që ta hapim temën

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj ka deklaruar se “Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën për Demarkacionin dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë do t’i drejtohemi partnerëve politikë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë”. Ai tha po ashtu se në platformën e re të Qeverisë së Kosovës për dialogun do të përfshijë të gjithë akterët vendimmarrës në vend. Kryeministri, Haradinaj ka sqaruar edhe arsyet e tërheqjes së Kosovës nga votimi për anëtarësim në UNESCO dhe në INTERPOL. sa i takon INTERPOL-it kemi filluar  punën për vitin që vjen, ndërsa, për UNESCO është pas dy viteve. Por kërkohet një mobilizim më serioz, aplikimi ynë dhe hyrja në votim. Ndryshe, hyrja në votim pa sigurinë e plotë të votës do të ishte një precedent jo i mirë për Kosovën, në planin ndërkombëtar, ka thënë mes tjerash Haradinaj në intervistën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …