Gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritet në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Kongresin e SHBA-ve

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritet në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Kongresin e SHBA-ve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Ajovës (Iowa), gjeneral major Timothy Orr, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga një delegacion i FSK-së ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin amerikan. Gjeneral Rama fillimisht është takuar me kongresmenet  Paul Cook dhe  Steve King si dhe me zëvendëskomandantin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve,  gjenerallejtënant Dan Hokanson. Më pas gjeneral Rama është takuar edhe me ndihmës sekretaren e Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë dhe Euro-Azi, Laura Cooper. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka mbajtur një takim  edhe me Matt Palmer, drejtor i Zyrës për Çështje të Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit. Komandanti i FSK-së, në të gjitha takimet  e tij ka ritheksuar partneritetin dhe mbështetjen që SHBA po i jep FSK-së në zhvillimin dhe profesionalizimin e saj në të gjitha fushat. Ai po ashtu ka informuar nivelin  e lartë  të Mbrojtjes të SHBA-ve lidhur me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …