Kamberi

Shaip Kamberi thotë se është tejet shqetësuese gjendja e të drejtave të shqiptarëve në komunat e Kosovës Lindore

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, priti në zyrën e tij, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keef, për të biseduar për së afërmi lidhur me gjendjen politike në këtë komunë dhe më gjerë në rajon. Gjatë bisedimit, Kamberi e njoftoi ambasadorin Keef edhe rreth planit shtatë-pikësh të palës shqiptare e cila i është dorëzuar Qeverisë së Serbisë, në qershor të vitit 2013, me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve shqiptarë në kësaj ane. Po në të njëjtën ditë, Kamberi, në rezidencën e tij ka pritur Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd, Ilir Boçka me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim me karakter pune, kreu i Komunës së Bujanocit, së bashku me deputetin popullor Fatmir Hasani, e njoftuan ambasadorin shqiptar lidhur me zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe kërkesat e shqiptarëve etnikë drejtuar Beogradit zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …