Gjuriq

Gjuriq i fton serbët e Kosovës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka ftuar serbët e Kosovës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe. Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se është shumë e rëndësishme që serbwt në Kosovë të mblidhen rreth Listës Serbe sepse siç tha ai ky është projekt shtetëror. Ai ka thënë se është dëshmuar se politika e Oliver Ivanoviqit është politikë vetëm e partisë së tij duke vlerësuar se ajo politikë asgjë të mirë nuk ka sjellë. “Besoj se qytetarët e Kosovës nuk do ta pranojnë”, ka thënë Gjuriq

Kontrolloni gjithashtu

KPMSh rrëzon konkursin për diplomatët e rinj – Veprimet e MPJD nën akuzë për shkelje ligjore dhe favorizime politike”

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka anuluar konkursin për pranimin e 21 diplomatëve …