Gjeneralë serbë, komandues në luftën e Kosovës, 1998-1999 do të jenë pjesë e Akademisë Ushtarake të Serbisë

Gjeneralë serbë, komandues në luftën e Kosovës, 1998-1999 do të jenë pjesë e Akademisë Ushtarake të Serbisë

Gjeneralë dhe oficerë të lartë të ish-Ushtrisë së Jugosllavisë e Serbisë, të cilët kanë komanduar në luftën e Kosovës në vitet 1998 dhe 1999 do të jenë pjesë e Akademisë Ushtarake të Serbisë. Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se në mesin e tyre është edhe Vladimir Lazareviq i dënuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës. Lazareviq do të rikthehet në Akademinë Ushtarake serbe si mësimdhënës, ndërsa në Hagë ishte dënuar për përgjegjësinë komanduese në Kosovë. Këtë për “Novosti” e ka konfirmuar Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se ish komandantët do të marrin “rolin e tyre” në shkollimin ushtarak.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Jashari

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri Kurti nuk po e lejon ministren Nagavci të takohet me SBASHK-n

Kryetari i Sindikatës sp Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Rrahman Jasharaj ka thënë se …