leoni

Obama-Trump

Ish-kryetarët: Barack Obama dhe George Bush shprehën shqetësimet për klimën aktuale politike në Amerikë

Ish-presidentët Barack Obama dhe George W. Bush shprehën shqetësimet për klimën aktuale politike në Shtetet e Bashkuara, në komente që shihen si qortime indirekte ndaj lidershipit të Donald Trump. Obama i kërkoi amerikanëve që të refuzojnë politikat e “përçarjes” dhe “frikës”, ndërsa Bush kritikoi “bullizmin e paragjykimet” në jetën publike. Të dy ata folën veçmasi e asnjeri nuk e përmendi kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë me emër.  Ish-presidentët tradicionalisht distancohen nga skena politke e për një kohë të gjatë konsiderohej e pahijshme që një ish-banor i Zyrës Ovale të kritikonte pasardhësin e tij. Por, siç vërejnë analistët, normat dhe standardet e sjelljes që respektoheshin dikur, po anashkalohen përballë mjedisit aktual politik. Duke folur në një aktivitet fushate në Nju Xhersi, Obama deklaroi se të gjithë amerikanët duhet t’i përcjellin botës mesazhin se i refuzojnë politikat e përçarjes dhe frikës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …