Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri me tani ka refuzuar gjithsej 3 mijë e 15 vota të diasporës

KQZ: Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se gjatë ditës së shtunë do të bëhet rregullimi i të gjitha vendvotimeve, do të vendosen kabinat votuese dhe të gjitha shenjat njoftuese që duhet t’i ketë një vendvotim. Po ashtu, të shtunën do të bëhet shpërndarja e materialit sensitiv zgjedhor dhe materialit tjetër përcjellës nga depoja qendrore e KQZ-së për në depot e komisioneve komunale në 38 komunat e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues. Numri i kandidatëve që janë certifikuar nga ana e KQZ-së për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, është 7 mijë e 91 kandidatë, prej tyre 6 mijë e 887 janë kandidatë për Kuvende Komunale ndërsa 204 kandidatë janë në garë për kryetar komune.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami akuzon Albin Kurtin: Me shqiptarët s’gjeti konsensus për presidentin, me strukturat paralele po

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin e Kosova, Albin Kurti, …