Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pretendon se partia të cilën e drejton ka dalë e para në zgjedhjet vendore

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka theksuar se subjekti i tij ka dalë partia më e madhe në vend. Në një konferencë për media, ai ka thënë se sipas rezultateve të brendshme, kanë arritur që t’i ruajnë komunat të cilat i kanë drejtuar në mandatin e fundit. “Sipas rezultateve të deritanishme ne i kemi fituar nëntë komuna, derisa presim fitore edhe në 15 komuna tjera. Këto rezultate e konfirmojnë rikthimin në vendin që e ka pasë si partia më e madhe në vend. Dëshiroj t’i falënderoj qytetarët për kryetarët tonë të komunave”, ka theksuar Mustafa. “Jemi pa balotazh në Pejë, fitues në Burim, Gjilan, Besianë, Ferizaj, Suharekë dhe në Fushë Kosovë. Po ashtu jemi në garë në Prishtinë, Mitrovicë dhe në Prizren”, thonë në LDK.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti paralajmëron protestë në Shkup më 13 dhjetor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se më 13 dhjetor në …