Lëvizja Vetëvendosje nuk fiton asnjë komunë pa balotazh, madje as Prishtinën

Lëvizja Vetëvendosje nuk fiton asnjë komunë pa balotazh, madje as Prishtinën

Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila nuk e ka fituar asnjë komunë në raundin e parë zgjedhor në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën dje në vend. Madje kjo parti nuk ka arritur që të fitojë as kryeqytetin, me të cilin ka qeverisur për 4 vite në krye me Shpend Ahmetin. Vetëvendosje do të garojë në balotazhin e Prishtinës, Prizrenit,  Besianës, Kaçanikut dhe Kamenicës. Në Prishtinë kandidati i këtij subjekti, Shpend Ahmeti prin 43.49 % të votave, ndaj Arban Abrashit të LDK-së i cili ka marrë 35,87 % të votave. Vetëvensoje prin edhe në Kamenicë me kandidatin e saj, Qendron Kastratin i cili ka marrë 34,22% të votave, ku do të garojë me Shaip Surdullin e LDK-së me 28,04% të votave. Ajo është renditur e dyta në Prizren, Besianë e Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …