Haxhi Shala ka raportuar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

Haxhi Shala ka raportuar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, në mbledhjen e sotme, të cilën e drejtori kryetari Haxhi Shala, ka diskutuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Për të dhënë informacione më të hollësishme lidhur me kapacitetet ushtarake të saj, misionin dhe detyrat, procesin e pritshëm të transformimit, thellimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin e komuniteteve pakicë, por edhe për prioritetet e Ministrisë së FSK-së në këtë fillim mandati, i pranishëm në këtë mbledhje ishte ministri Rrustem Berisha.  Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të komisionit, Berisha bëri një elaborim zhvillimit të deritashëm të FSK-së dhe gjendjes aktuale, duke e konsideruar atë mjaft të mirë. Duke folur për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, Berisha tha se po vazhdojnë përpjekjet për të kompensuar kohën e humbur, ngase, sipas tij, ky proces do të duhej të përmbyllej qysh në vitin 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …