Kryekuvendari Veseli, ka pritur në takim zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea

Kryekuvendari Veseli, ka pritur në takim zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea. Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar ish-zëdhënësin e NATO-s gjatë intervenimit të Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës në Kosovë, për angazhimin e treguar dhe kontributin e dhënë. Ai ka falënderuar NATO-n për ndihmën e dhënë për qytetarët, si dhe për mbështetjen që vazhdon ta japë për Kosovën, sidomos për ngritjen e kapaciteteve të plota për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.  Diplomati Jamie Shea, pasi ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen, ka vlerësuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës. “Ai është shprehur i kënaqur me përparimet në Kosovë dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

BE përshëndet planin për qasje në drejtësi, por hesht për dështimet reale të sistemit gjyqësor

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur miratimin e Planit Strategjik të Këshillit Gjyqësor …