Agim Aliu: Muharrem Sfarqa, nuk e ka asnjë shans që ta përmbysë rezultatin më 19 nëntor

Agim Aliu: Muharrem Sfarqa, nuk e ka asnjë shans që ta përmbysë rezultatin më 19 nëntor

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka fituar mbi 39 për qind të votave në raundin e parë, nuk e ka asnjë dilemë se do të jetë kryetar i kësaj komune. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në balotazh vetëm sa do ta shtojë diferencën e votave në raport me kundërkandidatin nga radhët e LDK-së, Muharrem Sfarqa. Ky i fundit, sipas Aliut, nuk e ka asnjë shans që ta përmbysë rezultatin më 19 nëntor. Aliu ka treguar se është në kontakt me të gjitha subjektet politike për ta mbështetur në raundin e dytë, duke mos përjashtuar në këtë drejtim as Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …