Artan Grubi: Fituam sepse kandidatët tanë kishin programe të jashtëzakonshme për çdo komunë

Artan Grubi: Fituam sepse kandidatët tanë kishin programe të jashtëzakonshme për çdo komunë

Fituam sepse kandidatët tanë kishin Programe të jashtëzakonshme për çdo komunë, projekte konkrete dhe zgjidhje të problemeve në secilën komunë. Kështu është shprehur deputeti Artan Grubi në emisionin “Click Plus” në TV21, ndërsa ka arsyetuar edhe njëherë koalicionin BDI-LSDM në këto zgjedhje lokale. “Koalicioni BDI-LSDM është koalicion për vlera euroatlantike, koalicion për një bashkëjetesë shqiptaro-maqedonase, për jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit… madje, jemi më shumë sesa koalicion, me program njëjtë sikurse Program i qeverisjes LSDM-BDI në Qeveri, ashtu siç parashihej barazia gjuhësore, siç parashihej kryetari shqiptar i Parlamentit, parashihej shkarkimi i kryeprokurorit Marko Zvërlevskit”, tha Grubi.

Ndërkohë, Zeqiri akuzoi Bilall Kasamin, Zeqirija Ibrahimin dhe Afrim Gashin se po bashkëpunojnë me VMRO-në. “Para deputetëve, Ilija Dimovski i thotë Afrim Gashit: ‘Me ju nuk ka më marrëveshje, sepse na tradhëtuat’. Dhe Afrim Gashi i vrapon mbrapa duke ju arsyetuar Dimovskit. E kanë parë të gjithë deputetët e Parlamentit të Maqedonisë, ashtu siç e ka parë edhe Ziadin Sela”, tha Zeqiri, duke e akuzuar BESËN se ka marrëveshje me VMRO-në.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …