Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uron partitë shqiptare për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar partitë shqiptare për zgjedhjet lokale në Maqedoni. Rama uron të ketë sa më shumë punë dhe bashkëpunim për të mirën e njerëzve, pa dallim të tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Urime partive shqiptare për zgjedhjet vendore në Maqedoni e sa më shumë punë e bashkëpunim për të mirën e vendit e tē njerëzve pa dallim”, shkruan Rama.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoni u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku nga partitë shqiptare më shumë komuna do të udhëheq BDI (10), Aleanca për Shqiptarët (3), Besa (1) dhe PDSH (1).

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj alarmon: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet Presidenti, më 5 tetor Kosova hyn në vakum institucional

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur shqetësimin për një …