Kryeprokurori Lumezi: Nuk lejoj që të denigrohet institucioni i Prokurorit të Shtetit me akuza të fabrikuara

Kryeprokurori Lumezi: Nuk lejoj që të denigrohet institucioni i Prokurorit të Shtetit me akuza të fabrikuara

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ka reaguar ndaj akuzave të ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, i cili ka deklaruar se provimi i jurisprudencës i kryeprokurorit është i falsifikuar. Lumezi tha se Kryeprokurori i Shtetit është goditur nga një i dënuar për korrupsion dhe që i mbështetur edhe nga disa grupe të interesit po dëshirojnë ta shohin të dështuar sistemin Prokurorial në Kosovë. Ai tha se nuk do të lejojë  asnjëherë që institucioni i Prokurorit të Shtetit dhe as puna e tij të denigrohen siç tha ai  me akuza të fabrikuara dhe të sajuara.

“Organi i akuzës dhe Kryeprokurori i Shtetit para disa ditëve janë goditur nga një i dënuar për korrupsion, e që janë duke u mbështetur edhe nga disa grupe të interesit të cilat shpesh herë flasin në emër të drejtësisë dhe vërtetë dëshirojnë ta shohin të dështuar në veçanti sistemin prokurorial të Kosovës duke imagjinuar dhe shpifur situata të pavërteta. Iu siguroj që unë kurrë nuk do të lejoj të denigrohet institucioni i Prokurorit të Shtetit dhe as puna ime me akuza të fabrikuara dhe të sajuara. As kurrë nuk do të zmbrapsem nga frikësimi apo kërcënimet për shkatërrimin tim. Unë besoj në fuqinë e drejtësisë dhe me këtë besim deri në fund do ta ushtroj detyrën time ashtu siç e lejon kushtetuta dhe ligji i vendit tonë. Gjithnjë do të kërkoj që problemet juridike të zgjidhen nëpërmjet rrugës juridike, e jo nëpërmjet hulumtimeve me qëllime të ulëta nga personat e dënuar për korrupsion”, tha Lumezi. Këtë deklaratë ai e tha në aktivitetin dy ditor që ka filluar sot me rastin e “Javës për të drejtat e viktimave të krimit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …