Ramush Haradinaj

Deputetë të LDK-së po synojnë që ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj nëpërmjet mocionit të mosbesimit

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po synojnë që ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të mosbesimit, njëjtë siç u rrëzua muaj më parë ekzekutivi që udhëhiqej nga kryetari i partisë së tyre, Isa Mustafa. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ditë më parë ka deklaruar për medie se mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë do të ndodhë shumë shpejt, madje ai ka bërë të ditur se një iniciativë e tillë është çështje ditësh. Ndërsa deputetja, Besa Gaxherri, është shprehur për gazetën “Zëri” se kjo Qeveri nuk do të ketë jetë të gjatë, duke marrë parasysh numrin prej 61 votave në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …