Brickos

Edi Rama dhe Lulzim Basha takohen sot në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve

Kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha kanë shkëmbyer batuta dhe kundërbatuta në Kuvend

Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha kanë shkëmbyer batuta dhe kundërbatuta në Kuvend, ndërsa të paktën tre herë gjatë replikave Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha të japë përgjigje se pse PD-ja zbriti në Himarë dhe foli me të njejtën gjuhë si opozita greke për një projekt që sipas tij, është tërësisht i ligjshëm, prishja e ndërtimeve në kuadër të rikualifikimit urban. Kryeministri pranoi se me fqinjët marrëdhëniet janë të vështira dhe se për një çështje si kjo e Himarës, opozita shqiptare po mban të njejtën linjë si opozita greke.

“Je njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territori të Repubilkës së Shqipërisë dhe arsyeja pse kemi sot një dialog të vështirë me fqinjët tanë. Keni shkelur Kushtetutën dhe keni firmosur një marrëveshje që cënon interest kombëtare. Në Himarë ka një projekt, është tërësisht i rregullt, po të pyes sërish, pse u shfaq dje PD-ja në Himarë dhe mbajti qëndrime të njejta si opozita greke”,- u shpreh Rama.

Ndërsa më herët kryeministri u shpreh: “Lulëzim hajde këtu, jepi përgjigje shqiptarëve sot nga veriu në jug, çfarë donte PD në Himarë? Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë lidhur me një projekt të rilindjes urbane në Himarë, jep llogari? Çfarë është Himara për ty?

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …