Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri: Pavarësia e plotë e gjyqësorit është një prej shtyllave themelore të shtet-ndërtimit

Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri: Pavarësia e plotë e gjyqësorit është një prej shtyllave themelore të shtet-ndërtimit

Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri bashkë me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor z. Nehat Idrizi dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial z. Blerim Isufaj, kanë vizituar sot Gjykatën Themelore të Prishtinës. Gjatë kësaj vizite, Ministri Tahiri ka ofruar mbështetjen e plotë të mandatit të tij si ministër i drejtësisë, për rritjen e efikasitetit të punës së gjykatave në përgjithësi dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës në veçanti, për shkak të numrit të madh të lëndëve që trajton kjo gjykatë. Ministri Tahiri ka deklaruar se pavarësia e plotë e gjyqësorit është një prej shtyllave themelore të shtet-ndërtimit demokratik dhe se ai është angazhuar për të përmbushur të gjitha kërkesat buxhetore të KGJK-së dhe KPK-së, në mënyrë që të njëjtat të kenë qëndrueshmëri financiare që të arrijnë të përformojnë në mënyrë efikase dhe të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …