Familja Dehari

Avni e Xhemile Dehari: Përfundimet që do t’i sjellë hetimi nga instituti zviceran juridikisht, ne do t’i pranojmë

Prindërit e Astrit Deharit, Avniu dhe Xhemileja, kanë kërkuar edhe një herë tjetër që rasti të hetohet nga Instituti Zviceran për Mjekësi Ligjore, duke nënvizuar se përfundimet e tyre juridikisht do të jenë të pranueshme për ta. Avni Dehari ka thënë se kanë bërë kërkesë që kjo të bëhet,  pranë zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërsa Xhemilja ka deklaruar se janë misterioze zhvillimet pas vdekjes së dy bijëve të saj. “Ne kemi kërkuar që ekspertiza të bëhet nga ekspertë zviceranë, por ajo kërkesë na është refuzuar nga qeveria e kaluar. Kërkesën e kemi bërë sërish, pranë qeverisë aktuale, dhe presim që ajo të pranohet dhe të zbardhet rasti. Përfundimet që do t’i sjellë hetimi nga instituti zviceran juridikisht ne do t’i pranojmë, ka saktësuar Avni Dehari, i cili beson se Qeveria Haradinaj do ta ndihmojë procesin.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …