Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA-ve, gjeneral majorin Thimoty Orr

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA-ve, gjeneral majorin Thimoty Orr

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA-ve, gjeneral majorin Thimoty Orr, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe ndihmat e vazhdueshme që SHBA-të dhe Garda Kombëtare e Ajovës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi gjeneralin Orr me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe për sfidat dhe planet për të ardhmen rreth transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Berisha gjatë takimit bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. Nga ana e tij, gjenerali Thimoty Orr shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …