Brickos

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan: Britania do ta mbështesë integrimin e Kosovës për në BE

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan: Britania do ta mbështesë integrimin e Kosovës për në BE

Britania e Madhe do ta përkrah Kosovën në procesin e saj integrues në Bashkimin Evropian (BE), pavarësisht përcaktimit dhe vendimit të autoriteteve britanike për ta braktisur BE-në. Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, është pritur sot në takime të ndara nga udhëheqësit e lartë të Kosovës, përkatësisht nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Duncani ka theksuar se po realizon këtë turne diplomatike në kohën kur Britania e Madhe po del nga Bashkimi Evropian. Por, ai tha se largimi nga BE-ja nuk e mban Britaninë e Madhe larg bashkëpunimit global. “Ne po largohemi nga Bashkimi Evropian, por nuk po e braktisim Evropën dhe nuk po braktisim botën”, ka thënë ai.

Sipas Duncanit, Mbretëria e Bashkuar mbetet ajo që ishte, me ndikim global dhe e angazhuar që të përfshihet në të gjitha marrëveshjet globale tregtare dhe marrëveshjet tjera të bashkëpunimit në nivel botëror. Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dimensione të reja të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve reciproke, duke e falënderuar ministrin britanik për mbështetjen që Londra i jep shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Qindra të vdekur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan

Qindra persona janë mbytur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan. Zabihullah Muxhahid, …