Engel: Ushtria, policia dhe organet e inteligjencës të udhëhequra nga Milosheviqi, i kanë kryer krimet gjatë luftës në Kosovë

Sot në vendin tonë pritet të arrij për vizitë kongresisti i SHBA-ve, Eliot Engel

Sot arrin për vizitë në vendin tonë kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel. Gjatë qëndrimit në Kosovë ai pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Fillimisht ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Gjatë vizitës në vendin tonë, kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel i shoqëruar nga kryeministri Haradinaj do të bëjnë homazhe te Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë. Më pastaj, ai do të vizitoj fabrikën për prodhimin e paneleve solare.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …