Sot në Tribunalin e Hagës pritet të shpallet vendimi për “Kasapin e Bosnjës" Ratko Mlladiqin

Sot në Tribunalin e Hagës pritet të shpallet vendimi për “Kasapin e Bosnjës” Ratko Mlladiqin

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, sot do të shpall akgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq. I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiq është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm. Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta. Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kolona të gjata në kufi, deri në 90 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se mbrëmjen e së enjtes janë regjistruar pritje …