Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova: Specialja do të ndjek individë dhe jo organizata

Trendafilova kërkon besim dhe mbështetje të inisticioneve të Kosovës për t’i gjykuar individët e UÇK-së

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë  takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, ka folur për strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara. Ngjarja e sotme, sipas saj, është e një rëndësie të madhe që të vendoset besimi në proceset që do t’i marrë Dhoma e Specializuar, pa ndonjë ndërhyrje apo favor ndaj dikujt. Dhomat e Specializuara e respektojnë barazinë për të drejtat e viktimave”, ka thënë Trendafilova para gazetarëve, e cila kërkon mbështetje të fortë të insitucioneve të Kosovës, për t’ i ndëshkuar sikur thotë ajë individët e këtyre insitucuioneve, të cilët kanë qenë të shantazhaur nga BE-ja për ta pranuar themelimin e një gjykate të tillë  raciste e fashiste, e cila do të ndëshkojë, qoftë edhe pa asnjë provë  vetëm pjesëtarët e UÇK-së dhe jo kriminelët serbë, të cilët  kanë vrarë rreth 1.200 fëmijë shqiptarë gjatë luftës, kanë masakruar mijëra civilë shqiptarë të rritur e të moshuar, kanë dhunuar mijëra gra shqiptare. Asnjë prej këtyre kriminelëve që kanë kryer krime të tilla, nuk është në shënjestër të bullgares Trandafilova dhe ekipit të saj inkuizicional.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …