SIRI

Forcat ruse në Siri kanë vrarë të paktën 53 civilë sirianë, 21 prej tyre fëmijë

Nga sulmet ajrore ruse në fshatin lindor të Al Shafah, në Siri, janë vrarë të paktën  53 civilë sirianë, bën të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. 21 prej viktimave janë fëmijë. Fshati gjendet në Deir Al Zour, një prej provincave të fundit ku ISIS ende kontrollon territor. Më herët Rusia konfirmoi se 6 bombardues me rreze të gjatë veprimi kishin sulmuar zonën, por sipas saj ishin goditur militantët dhe bastionet e tyre. Sipas grupit monitorues, të paktën 120 vetë janë vrarë që kur ushtria siriane, me ndihmën e Rusisë nga ajri  nisi ofensivën 2 javë më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Turizmi në rritje në Kosovë: Mbi 67 mijë vizitorë qëndruan në hotele gjatë prillit

Turizmi në Kosovë po vazhdon të shënojë trend pozitiv, duke reflektuar interesimin në rritje të …