Kryekuvendari, Kadri Veseli ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryekuvendari, Kadri Veseli, me rastin e Ditës së Flamurit, ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për veprën heroike të familjes Jashari, kryeparlamentari Veseli ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

 

Nën përkujdesin  e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, në kompleksin memorial në Boletin është mbajtur ceremoni nderimi, në kujtim dhe në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini. Ceremonia filloi me nderimin e flamurit kombëtar dhe flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës, ndërsa më pas, kryeparlamentari Veseli vendosi lule mbi varrin e Isa Boletinit.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdohet paraburgimi “Thaçi dhe të tjerët” nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vendosur që paraburgimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin …