Gjykata

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim lirues për të gjithë të akuzuarit të “Rastit të Dobrosinit”

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim lirues për të gjithë të akuzuarit të njohur si “Grupi i Dobrosinit”. Të akuzuarit ( V. J., S. J., G. L., G. Xh., Q. R., M. A., S. S., E. M. dhe A. Z.) . ngarkoheshin me veprat penale: kryerja e veprës terroriste, organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.Pas shqyrtimit të provave dhe shkresave të lëndës, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale me të cilën ngarkoheshin. Prokuroria e EULEX-it, ngarkonte të akuzuarit për sulm me armë automatike ndaj një pike kontrolli të policisë serbe në territorin e tyre, gjatë vitit 2012. Të akuzuarit ishin shpallur fajtor nga trup gjykues i EULEX-it, mirëpo Gjykata Supreme e Kosovës, e kishte kthyer lëndën ne rigjykim, duke konstatuar se ka pasur shkelje gjatë procesit gjyqësor.  Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimit të sotëm në Gjykatën e Apelit.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Ligji për Specialen do të rishqyrtohet brenda katër javësh, zotimin do ta çojmë deri në fund

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka këmbëngulur …