Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini: Vendimi i SHBA-ve për Jerusalemin, shqetësim serioz për BE-në

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian shprehu shqetësimin serioz pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin e thellë për sa i përket njoftimit të bërë sot nga presidenti amerikan, Donald Trump mbi Jerusalemin dhe pasojat që mund të ketë ky vendim në perspektivën për paqe”, konfirmoi Mogherini në një komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Gjendja e sigurisë në Deçan mbetet e qetë dhe stabile

Në Komunën e Deçanit është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal …