Behxhet Pacolli

Ministri Pacolli përgënjeshtroi shefin e diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme, Bahxhet Pacolli ka përgënjeshtruar shefin e diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq i cili kohë më parë kishte lajmëruar se Guinea Bissau ka tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës. Duke komentuar këtë lajm, ministri ynë i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka theksuar se shteti afrikan Guinea Bissau nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Dje e kemi vizituar presidentin e Guinea Bisau dhe prej janarit do të kemi marrëdhënie diplomatike me Guinea Bissau. Njohja e Guinea Bissau nuk është tërhequr, Kosova është njohur në vitin 2010 me një notë verbale nga presidenti që nuk jeton më, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në Forumin 2015  ku u diskutua për spektrin e politikave të Bashkimit Evropian në raport me vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …